fbpx

Vetëm një ditë ‘paqe’ për Kosovën, sot serish shifra të frikshme

Në Kosovë, pas ditës së djeshme kur shifrat patën një ulje të ndjeshme, serish sot numri i vdekjeve është shumë i lartë nga koronavirusi.

12 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Po ashtu janë zbuluar 190 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 mijë të infektuar.

Ende i lartë mbetet dhe numri i pacientë që po kurohen në spitale: 480 janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 150 të tjerë janë të shtruar me simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, por testimet për to kanë dalë negative.