“Vetëm një muaj më parë Edi Rama ja dhj*u”. Ish-ministri i ‘hakërrehet’ ambasadores Yuri Kim

ish.png

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook i është kundërvënë ambasadores Yuri Kim, pasi ajo falënderoi kryeministrin Rama për ftesën për dialog mes palëve në Bjellorusi për zgjidhjen e situatës së nxehtë politike që po shkakton mjaft trazira.

Postimi i plotë:

Zonja Yuri Kim shkruan zyrtarisht:

“Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”.

———————-

Është vendi të ftojmë zonjën Kim t’i referohet memories afatshkurtër. Vetëm një muaj më parë Edi Rama ja dhj*u një marrëveshje për dialog e zgjedhje të lira në Shqipëri.

Një marrëveshje e negociuar dhe nënshkruar në tokën amerikane që administrohet prej zonjës në fjalë.

Ndaj, sado të përpiqet ta largojë Ramën drejt Bjellorusisë, era e keqe e prishjes së asaj marrëveshje është këtu…

Të rrish në Shqipëri e të merresh me Bjellorusinë është kollaj. Puna është të rrish në Shqipëri e të merresh me problemet e Shqipërisë. Këtë kush e bën?!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303