fbpx

“Vetëm po e vramë Ramën, se nuk ikën me demonstrata…”

Pas shumë përpjekjeve me protesta dhe demonstrata, tashmë opozita është e bindur që Rama nuk mund të rrëzohet me keto forma.

Në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Nard Ndoka tha se Rama po ndërgjegjësohet. Ndërkombëtarët sipas tij ia “kanë futur këmbët në një këpucë”

Nard Ndoka: Do të përsëriten zgjedhjet me këtë kod që do miratojmë ne dhe do kalohet në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është agjenda evropiane, nëse çeton Rama do ta ketë opozitën përballë protesta, demonstrata…

Erion Kristo: Po përballë e kishte

Nard Ndoka: Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar. I kanë futur dy këmbë në një këpucë.