fbpx

“Vetëm sot më kanë fyer 5 persona”. Behgjet Pacolli ngre shqetësimin e madh: Shpifje, kërcënime dhe sharje

behgjet-pacolli-600x360.jpg

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale, ku ka ngritur një shqetësim të madh sa i takon fyerjes së figurave publike në rrjete sociale

Pacolli shkruan se persona me profile anonime shajnë, fyejnë e kërcënojnë në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe  degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.

Në platformat e mia mediatike , ka  një shumicë  dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.

Kêtë  fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.

Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.

E njëjta fabrikë parapolitike!

Vetem sot 5 komentues që më fyen,  ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303