Vetëm vëthët 123 mijë dollarë, ja sa kushtoi dasma e Justin dhe Hailey Bieber

Justin dhe Hailey Bieber zhvilluar një tjetër dasmë të dytë, që u mbajt më 30 shtator 2019.

Në një ceremoni madhështore, ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe çdo gjë dukej perfekte.

Në këtë ditë të rëndësishme ata kishin pranë njerëzit e tyre më të afërt, të cilët u akomoduan për të qëndruar në një hotel luksoz në Karolinën e Jugut.

Për ditën e madhe çifti duket se nuk u kursye fare dhe thuhet se ka shpenzuar 500.000 dollarë.

Në çmim përfshihet gjithçka, duke filluar nga dekori madhështor dhe deri tek aksesorët e nuses.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm vathët e saj kushtuan 123.000 dollarë.