Vetëvarja te burgu 313, Berisha zbulon detajet dhe bën akuzën e fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka zbuluar detaje nga ngjarja shokuese që ndodhi para pak ditësh në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë.

Kujtojmë se në burgun 313 shtetasi Bilbil Hasani 43 vjeç ka kryer vetëvra.sje, pasi ishte në paraburgim për vjedhjen e 10 eurove.

Berisha shkruan se gruaja e Hasanit e ka takuar bashkëshortin në paraburgim nga dhjetori i vitit 2019, pasi mbahej në paraburgim, pa u nxjerrë në gjyq për një vjedhje.

Bilbil Hassni është i burgosuri i fundit midis dhjetra të burgosurve të tjerë që vetevritet apo vritet në burgjet skëterrë të Shqipërisë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes se Bilbilit të ndjerë, dënoj me ashpërsine më të madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike që ushtrohet ndaj të burgosurve të varfër në burgjet e narkoshtetit të Edvin Mafise”, shkruan ndër të tjera Berisha.