Vetëvendosja kërkon të numërohen të gjitha fletëvotimet e ardhura nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka paraqitur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me numërimin e votave të diasporës. Vetëvendosja ka kërkuar që Qendra e Numërimit të Rezultateve të numërojë 4 639 të dërgesa postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë. Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, është thënë në njoftimin e LV-së.