Vetëvendosje akuzon Nismën për presion ndaj KQZ-së

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e rinumërimit të 1 mijë e 428 kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka vendosur vëzhguesit dhe përfaqësuesit e tyre për të mbrojtur votën gjatë këtij procesi.

VV ka akuzuar partinë e Fatmir Limajt për presion ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor dhe se po mbledhin fakte për të provuar ndërhyrjen politike në marrjen e këtyre vendimeve.

“Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në një postim të VV në Facebook./real-news.tv/