Psikologja Ariana Rreli ka folur për situatën nga koronavirusi dhe në një intervistë për A2, ajo ka dhënë një mesazh shumë të fortë për kolegët e saj në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Rreli bën apelin që mjekët të mos anashkalojnë edhe shqetësimet mendore të pacientëve.
“Ndoshta ka ardhur momenti që të parashikohet një staf shtesë, në mënyrë që ata të merren me këtë pjesë dhe të marrin një informacion që të parandalojë të paktën komplikacionet e mbivendosjes së problemeve të shëndetit mendor”, u shpreh psikologja.
Deklarata e saj vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i spitalit dhe humbi jetën në vend.