fbpx

Vetëvrasja e nënës dhe vajzës/ Drejtori i Policisë së Tiranës tregon detaje makabre

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u gjetën të pajeta, nëna dhe vajza e saj, reagoi edhe drejtori i Policisë, Rebani Jaupaj.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja.  Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar.

Do tju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, tha Jaupaj.