fbpx

Vetëvrasjet në spitale, epidemiologu: Duhen instalime të posaçme

Ilir-Alimehmeti.jpg

Izolimi i dritareve të spitaleve Covid me kangjella dhe hekura mund të parandalojë vetëvrasjet, një fenomen që sot desh u përsërit për herë të katër.  Kjo ka qenë zgjidhja e propozuar e epidemiologut Ilir Alimehmeti lidhur me vetvrasjet.

“Mund të jetë një nga masat që duhen marrë. Me arkitekturën modern parashikohen gjithmonë gjëra të tilla, por në një tjetër mënyrë që spitali të mos japë idenë e burgut. Duhen marrë parasysh dhe këto gjëra. Duhen instalime të posaçme sepse ne kemi edhe spitale të ndërtuara para shumë viteve,”– tha Alimehmeti, në një intervistë për Report TV.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303