27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Vetëvritet 49-vjeçari në paraburgimin e Kukësit, Policia: Vuante nga epilepsia (EMRI)

spot_img

Një person është vetëvrarë paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit, ndërsa policia jep një tjetër version për ngjarjen. Viktima është Medi Gjuni 49-vjeç.

Sipas drejtorisë së policisë së Kukësit, Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë, pasi vuante nga epilepsia, ku ndërroi edhe jetë. 49-vjeçari ishte arrestuar në ditën e parë të Vitit të Ri për dhunë në familje pas denoncimit nga bashkëshortja.

Kjo ishte hera e dytë që Medi Gjuni arrestohej për dhunë në familje, pasi herën e parë ishte arrestuar në datë 28 gusht 2016 po për dhunë ndaj gruas.

E ndërsa trupi është transportuar për autopsi, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat