fbpx

Vetëvritet me kallashnikov 48-vjeçari, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Polican, ku një 48-vjeçar ka vrarë veten e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushtë të rënduara psikologjike.

Burimet konfirmojnë se viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së coronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjecarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete.

Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”.