Sebastian Vettel, tani që e ka humbur përfundimisht titullin kampion edhe për këtë vit, është shfaqur më i qetë në garën e Brazilit.
Piloti i Ferrarit ishte shumë në humor në provat e lira në pistën e Interlagosit dhe këtë e tregoi edhe në një nga lidhjet me radio me bokset.
Me inxhinierin e tij, gjermani bëri këtë bisedë:
Vettel: “Kam diçka mes këmbëve, përveç atij që dihet domethënë, që po më lëviz”.
Inxhinieri: “Ok (qesh), e kuptova”.
Vettel: “E kam nëpër këmbë. Do të isha krenar po të ishte ai që mendon ti, por nuk është”.
Advertisement