Vettingu, konfirmohet edhe në Apel gjyqtarja Nertina Kosova

nertina-kosova-1-770x433.jpg

Është konfirmuar në detyrë edhe nga Kolegji i Pavarur i Apelit, gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Ishte Komisioneri Publik i cili i bëri kërkesë Kolegjit të Pavarur të Apelit që të lërë në fuqi vendimine Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vazhdimin e detyrës për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Katër muaj më parë, Komisionieri ankimoi vendimin e KPK me argumentin se nuk ka bërë hetim të plotë për gjyqtaren, por pas provave të paraqitura ka kërkuar lënien në detyrë të saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303