Vettingu në politikë, Venecia sot në Tiranë

Vettingu në poltikë do të sjellë sot në Tiranë një delegacion  të Komisionit të Venecias.

Delegacioni më 6 anëtarë dhe që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin  partisë demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin  dhe shkëputjen e lidhjeve  me krimin.

Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së  kreut të kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishëm për vettingun në politikë.

Në letrën drejtuar në fillim të muajit Tetor, presidentit Gianni Buquicchio, Ruçi ngriti 14 pyetje, të cilat në thelb kishin qëllimin e projektligjit dhe e pyet komisionin nëqoftëse ky qellim është  legjitim.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kërkon opinion nga Komisioni i Venecias dhe për një pikë të rëndësishme të debatit, që ngrihet mbi propozimin e demokratëve, nëqoftëse vettingu në politikë afekton punën e strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byros Kombëtare të Hetimit.

Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend.

Lër një koment