fbpx

“Vetullat e Dules dhe preshi i Tritanit”, Rama nuk i ndal talljet dhe kunjat për demokratët: Grida krushka, është për të qarë me oi

r.jpg

Teksa ka prezantuar skuadrën e PS për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama nuk ka ndalur talljet dhe kunjat për demokratët. Ai ka thumbuar Salianjin, Dumën , Palokën, Dodën e shumë të tjerë.

Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë nëse jo ne?! Kush mund ta çoje këtë vend më tej përpara përveç nesh? Kush? Cili, cila? Shqiptarët që si ka lënë mendja, veshjet peng me fajde tek Monika, apo tek Saliu e Ilirit. Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, janë nisur për dasme, me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Dules, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianitt, apo gërnetat e Mesilës. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish. Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kudo bardhaku. Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303