Victoria Beckham dështon me ‘karrierën’ në Youtube

Victoria Beckham njihet për një karrierë të gjatë në industrinë e modës dhe sot ka një numër të madh njerëzish që punojnë për markën e saj.

Pavarësisht kësaj ajo duket se dështuar me kanalin e saj në Youtube pasi numri i  shikimeve të videove të ish-anëtares së ‘Spice Girls ‘ nuk ka qenë aspak konstant muajt e fundit.

Victoria Beckham ka hequr dorë nga bërja e videove për  YouTube sepse nuk fiton para të mjaftueshme, sipas The Mail.

Kanali, Victoria Beckham, ka mbi 100,000 abonentë dhe poston video që ndjekin Beckham teksa ajo tregon pas skenave pamjet e shfaqjeve të modës dhe jep këshilla për grim. Videoja e saj më e njohur ka mbi 600,000 shikime, por numrat duket se nuk kanë qenë konsistent gjatë muajve të fundit.

Për shkak të përpjekjes me financat, Beckham ka vendosur të përqëndrohet në pjesë të tjera të biznesit të saj, sipas Mail. Për shembull, ajo raportohet se duhej të pushonte 60 punonjës vitin e kaluar – një e treta e forcës totale të punës.

“Kanali në YouTube ka qenë i pamundur të monetarizohet, dhe konsumonte shumë kohë, kështu që vendimi ishte që ajo të tërhiqej,” tha një burim për The Mail.

/real-news.tv/