VIDEO/ 11-vjeçarja shqiptare mahnit publikun dhe ngre në këmbë jurinë e “The Voice Kids” në Poloni

Eliza Xërxa, 11-vjeçarja me origjinë nga Gjakova e cila ka lindur dhe është rritur në Poloni së fundmi ka marrë pjesë në festivalin e “The Voice Kids” të Polonisë.

Ajo ka performuar me këngën e Demi Lovatos “ Stone Could” e cila me zërin dhe mjeshtërinë e këndimit ka mahnitur publikun dhe ka bërë që juria të ngrihet në këmbë.

Juria ka shijuar performancën e saj deri në përfundim duke përcjellë dhe emocione tek 11-vjeçarja e cila në përfundim të këngës nuk i mbajti dot lotët.