(VIDEO) 200 minatorë dyshohet të jenë bllokuar në minierën e Trepçës

Transformatori kryesor që furnizon me energji elektrike zonën e Trepçës në Mitrovicë është përfshirë nga flakët, duke lënë kështu një pjesë të qyteti pa energji elektrike.

Si pasojë e kësaj, mësohet se rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë, bën me dije Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline ai ka thënë se është duke u punuar për t’u gjetur një gjenerator, i cili ka kapacitetin për të ndihmuar ata për t’i nxjerrë nga brenda.

Ndryshe, sipas tij, si pasojë e kësaj, disa ditë një pjesë e Mitrovicës do te jetë pa energji elektrike.

Por, ky numër i minatorëve ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të Trepçës, të cilët në një prononcim për Indeksonline kanë thënë se ka minatorë që kanë mbetur brenda në minierë, por ende nuk dihet numri i tyre.