Josie, një vajzë 4 vjeçare, ishte duke peshkuar me prindërit e saj pranë Delavanit të Illinoisit kur arriti t’i siguronte familjes një darkë.
Ajo kishte një grep lodër ku me ndihmën e të atit po mësonte sesi të zinte peshq në liqen.
Vogëlushja me grepin e saj lodër “Frozen” zuri peshkun që peshonte gati 33 kilogramë. Në video shihet dhe habia e prindërve dhe e 4-vjeçares pasi është gati e pabesueshme që grepi lodër të arrijë të kapë një peshk aq të madh.
Babai e ndihmoi atë për ta nxjerrë në breg peshkun gjigant.
/real-news.tv/

