fbpx

Video/ 44 të vdekur nga tajfuni Lekima në Kinë

tajfuni-ne-Kine.jpg

Tajfuni Lekima në Kinën lindore, ka shkaktuar të paktën deri më tani 44 të vdekur dhe 16 persona raportohen të zhdukur.

Zyrtarët thonë se rreth pesë milion njerëz në provincën Zhejiang janë prekur dhe mbi një milion janë evakuuar në zona të sigurta.

Lekima nisi në orët e para të së shtunës në Wenling, midis Tajvanit dhe Shangait, duke shkaktuarerëra të forta dhe shi të fortë.

Ajo lëvizi më tej në veri në bregun lindor të dielën.

Ndërkohë autoritetet theksojnë se stuhia ka vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke grumbulluar miliarda dollarë dëme ekonomike dhe prishur infrastrukturën rrugore.

Lekima, tajfuni i nëntë i Kinës këtë vit, pritet të aktivizohet sërish përgjatë vijës bregdetare në provincën Shandong, duke shkaktuar më shumë anulime fluturimesh dhe mbylljen e disa autostradave./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303