fbpx

VIDEO/ A e ka kopjuar Tayna këngën nga Drake?!

Vetëm dy ditë më parë, Tayna lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Bass”.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe në vetëm dy ditë numëron 1.8 milion klikime në Youtube, të cilat vazhdojnë të rriten në çdo moment. Por një pjesë e fansave kanë vënë re ngjashmërinë e pjesës së dytë të këngës me hitin e Drake, “Behind Barz”.

Si Tayna, ashtu edhe Drake, përmendin në këngët e tyre togfkalëshin “tic-tac-toe”, ndërsa beat-i duket gjithashtu i njëjtë.

Për më tepër, Tayna përmend në këngë edhe pseudonimin e reperit amerikan “Champagne papi”.

Mirëpo, po t’i hidhni një sy përshkrimit të këngës në Youtube, do të vëreni se kënga ka dy beat-e, njërin nga Cricket dhe tjetrin nga Jacob Lethal Beats, i cili ka realizuar disa këngë të Drake.

Pra, Tayna ka qenë e autorizuar për të përdorur pjesën muzikore të reperit me famë botërore dhe këtu marrin fund dyshimet tona!