VIDEO/ “A marrin vesh nga boksi këta”, Marku barazon me Stewart dhe tërbohet

Screenshot_5-8.png

Florian Marku dhe James Stewart ndahen në barazim, edhe pse boksieri shqiptar arriti të ishte ma lart se kundërshtari dhe e detyroi anglezin të merrte veten në raundin e dytë. 76-76 ishte rezultati në fund, me Markun që u tërbua nga vendimi i gjyqtarëve për ta mbyllur.Pas ndeshjes ai u shfaq i habitur: “Rivali më goditi vetëm një herë. Për çfarë është boksi, për të goditur në doreza? Normalisht që e dua një ndeshje sërish, por a e njohin boksin këta gjyqtarë? A marrin vesh nga boksi. Unë e ula në tokë atë. A po talleni me mua që e vendosni barazim. Ai nuk më dha asnjë goditje të pastër”.

NDESHJA – Raundi i parë ishte deri dikurt i barabartë, por Marku u tregua dinak në disa momente, duke goditur rivalin me të majtë. Boskieri shqiptar vijoi me strategjinë e tij edhe në raundin tjetër, teksa mbrohej mirë dhe shtynte Stewart drejt litarëve.

Në një moment Marku e goditi fort në trup dhe arbitri nisi numërimin, por britaniku me duart në brinjë bëri me shenjë që mund të vazhdonte. Raund pas raundi u konfirmuar një duel shumë i luftuar, me të dy boksierët që mundoheshin të godisnin njëri-tjetrin.

Në raundin e pestë Stewart e vuri disi në siklet Markun, kurse më pas dueli vijoi të ishte deri diku i barabartë sërish. Shqiptari e çoi në kënd disa herë rivalin dhe në raundin e tetë me një goditje të fortë ia hoqi edhe protezën. Asnjë prej boksierëve nuk ra dhe gjyqtarët vendosën që gjithçka të mbyllej në barazim.

 

scroll to top