Video/ Adoleshenti tmerron gjimnazistët, i hedh kapsolla pranë këmbëve

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast në gjimnazin Myslym Keta në Tiranë, ku një prej nxënësve hedh kapsolla pranë ambienteve të shkollës.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetarja, një djalë me xhup kaf, në bashkëpunim me dy vajza që ka pranë hedh fishekzjarre pranë nxënësve të tjerë, duke krijuar frikë dhe panik tek ta.

Sipas denoncueses, në këtë gjimnaz do të zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, e cila u dëmtua nga tërmeti.

Ajo kërkon që të merren masa për këtë problem, pasi u rrezikohet jeta fëmijëve.

“Pershendetje JOQ, kjo video eshte bere sot tek Gjimnazi Myslym Keta. Nxenesit e shkolles Lasgush Poradeci do te zhvillojne mesim ketu nga klasa e pare deri ne te 9. Ndersa ky cuni me xhup kaf hedh kapsolla gjat gjith kohes. Ne bashkpunim me dy vajzat qe i ka afer.. te lutem shperndaje qe te marin masa sepse rrezikohet jeta e femijve. Faleminderit!”, shkruhet në mesazh.