(VIDEO) / Aksident i rëndë në Fier, përplasen ‘kokë më kokë’ tre makina

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës ku si pasojë e përplasjes së tre automjeteve me njëri-tjetrin. Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’.

Ai është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Si shkak i aksidentit trafiku rrugor është rënduar duke sjellë një gjendje të rënduar në të dy anët e rrugës.

Policia ndodhet në vendngjajre dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj por edhe për të neutralizuar gjendjen e rënduar të trafikut.