VIDEO / Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen tre makina, njëra ishte e parkuar

Një aksident ku janë përfshirë tre mjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

“Paraprakisht dyshohet se ka qenë shoferi i taksisë ai që ka shkaktuar aksidentin. Njëra nga makinat ka qenë e parkuar në momentin kur është goditur nga taksia”- thuhet ne faqen Aksidentet Rrugore, qe ka postuar edhe videon nga perplasja qe ka ndodhur.

Nuk dihet ende se si është përfshirë në aksident mjeti i tretë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, një zonë përgjithësisht e populluar.