Video/ Aksion si në filma, rojet bregdetare kapin tetë ton kokainë

roja-bregdetare.png

Pamje dramatike janë parë në Oqeanin Paqësor në SHBA. Nëndetësja e gjatë 12 metra ishte duke transportuar tetë ton kokainë për në SHBA.

Video shfaq një anëtar të Gardës Bregdetare se si arrin që me profesionalizëm të pengojë anijen duke arritur ta arrestojë edhe drejtuesin e nëndetëses.

“Ndalu, hape derën. Ndalu po të them. Dorëzohu” i drejtohet me ton të lartë gardisti amerikan në gjuhën spanjolle drejtuesit të anijes së vogël.

Pasi e panë që nëndetësja nuk po ndalonte, një prej pjesëtarëve të Gardës hipi mbi nëndetëse dhe i hapi kapakun, duke bërë që drejtuesi të dorëzohej.

Në vetëm tre muajt e fundit, 14 anije trafikimi me drogë janë kapur nga autoritetet amerikane duke konfiskuar më shumë se 18 ton kokainë.

Rreth 90 për qind e kokainës kolumbiane hyn në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet korridorit të Paqësorit.

scroll to top