VIDEO/ Aktorët që janë pro prishjes së Teatrit ‘pushtojnë’ stadiumin e ri me kullë

Aktorët të cilët dolën hapur prishjes së Teatrit Kombëtar kanë zbarkuar sot për të parë nga afër stadiumin e ri kombëtar që dallon nga të tjerët, prej kullës së tij gjigante.

Aktorët e mirënjohur si Robert Ndrenika, Arben Derhemi etj., shihen teksa hyjnë në ambientet e stadiumit për të parë ndeshjen me Francën.

Robert Ndrenika së bashku me Arben Derhemin ishin midis aktorëve që fillimisht kundërshtuan prishjen e Teatrit Kombëtar por më pas e ndryshuan pllakën dhe thanë se u pëlqen plani i bashkisë.

Ndërsa sot kanë parë nga afër edhe përbindëshin prej betoni që ngrihet mes kryeqytetit, stadiumin e ri me kullë, që nuk është parë dhe as dëgjuar në ndonjë vend të botës.