VIDEO/ Aktorja e njohur përfshihet në aksident

Aktorja, regjisorja dhe skenaristja e njohur amerikane, Helen Elizabeth Hunt, fituese e çmimit Oskar është përfshirë në aksident në Los Anxhelos dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

Sipas medieve amerikane ajo ishte në mjetin e saj në kohën e aksidentit, kur u godit nga një tjetër makine.

Nuk ka ende detaje të hollësishme në lidhje me aksidentin apo gjendjen shëndetësore të këngëtares, por nga pamjet e një video të postuar nga TMZ aktorja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe duket mirë.