fbpx

VIDEO/ Atleti nuk përmbahet, i prek b*thët gazetares gjatë transmetimit ‘live’

Një gazetare po raportonte drejtpërdrejt maratonën e  vrapit në Gjeorgji teksa është përballuar me një situatë shumë të sikletshme gjatë transmetimit ‘live’.

Njëri prej garuesve teksa ka qenë duke vrapuar ka goditur me shuplakë të pasmet e Alex Bozarijan, korrespodentes që po raportonte për eventin.

Atleti 43 vjeçar më pas kërkoi falje publike për veprimin e tij në Savannah Bridge Run. Por pavarësisht kësaj, reporterja Alex Bozarijan e ka denoncuar në polici.

Jo vetëm kaq, ajo e publikoi videon nga maratona në rrjetin e saj të Tëitter duke e denoncuar rastin, dhe duke shkruar se ajo ishte dhunë ndaj femrave.

43 vjeçari më pas shkruajti në profilin e tij se ishte një akt i turpshëm dhe se ai ishte nën adrenalinën e garës por kjo nuk e justifikon aktin e turpshëm.