fbpx

VIDEO/ Bayerni luan tenis me Herthën, e shkatërron me 4 gola

Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 0-4 Hertha Berlinin në transfertë. Skuadra bavareze u rikthye si duhet në kampionat mes shumë dyshimeve për vazhdimësinë. Një ndeshje me dy fytyra për kampionët e Gjermanisë të cilët i mbyllën 45 minutat e para me rezultatin e bardhë 0-0.

Nuk ndodhi kështu në pjesën e dytë ku nisi dhe furia e miqve. Ata shënuan fillimisht me Muller. Sulmuesi dërgoi mjaft bukur topin në rrjetë, më pas ishte radha e Thiago Alcantaras dhe Lewandowskit për të realizuar. Vulën ia vendosi ish-lojtari i Interit, Ivan Perisic për 0-4.

Bayern nis ngjitjen dhe tani e sheh veten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ata janë vetëm 4 pikë larg Leipzigut të vendit të parë. Flick duket se ka gjetur çelësin e suksesit për ekipin e tij.