Video/Bëhen publike pamjet e para të filmit për Michael Schumacher

Pasi kanë kaluar 6 vite nga aksidenti i kampionit të Ferrarrit, Michael Schumaker, gjendja e tij shëndetësore mbetet ende mister.

Familja e tij është treguar gjithmonë e rezervuar në dhënien e detajeve rreth gjendjes së Schumaker.

Ata gjithmonë kanë ruajtur privatësinë dhe nuk kanë treguar gjendjen reale të tij.

Por me kalimin e kohës duket se situata ka ndryshuar. Familja e Schumaker ka lejuar për herë të parë të filmohet brenda shtëpisë së tyre.

Pamjet që do të publikohen së shpejti nuk janë transmetuar kurrë më parë dhe do të përdoren për filmin që po realizohet për Schumaker.

Filmi, i cili pritet të publikohet më 5 dhjetor, do të tregojë historinë e jetës së gjermanit, e ardhur në mënyrë shumë emocionuese për të gjithë admiruesit e tij.

Ish piloit i Ferrarit dhe Mercedes pësoi një goditje të fortë në kokë, që shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale duke bërë që ai t’i nënshtrohet 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke qëndruar në koma për 6 muaj. Michael Schumacher së bashku me familjen ndodhet në rezidencën e tij në Zvicër, duke qenë nën kontrollin e mjekëvë me kura mjekësore të kushtueshme.

Që nga momenti i pësimit të aksidentit e deri tani, është mësuar shumë pak për gjendjen reale të ish kampionit të Botës në Formula 1./real-news.tv/