13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Video/ Bëri maksimumin për të marrë Shkodrën, forcohen pozitat e Tom Doshit, thumbon Bushati

Gjatë ditës së sotme u konstituua këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës, dhe u krye betimi i kryebashkiakut Mark Babani.

Në mbështetje të betimit të tij që u krye në një qendër shëndetësore të zonës, ishte dhe kreu i bashkisë së zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri si dhe Tom Doshi, i cili gjithnjë e më shumë po spikat në familjen e tij të dikurshme politike.

Doshi, që tashmë ka nxjerrë jashtë loje dhe Ditmir Bushatin, pasi u shkarkua nga Rama si kryetar i PS-së në Shkodër ka rikthyer ekuilibrat dhe në marrëdhënien me kreun e qeverisë.

Kryeministri do ta thërriste atë dhe në një takim në selinë rozë përpara zgjedhjeve, ku i kërkonte që së bashku me Pjetrin të bënin maksimumin për të marrë Shkodrën.

Tom Doshi u angazhua në terren ditën kur demoktratët dogjën KZAZ-në në Vaun e Dejës, dhe siguroi që fletët e votimit të ishin gati për ditën e nesërme dhe zgjedhjet të mbaheshin si normalisht.

Doshi dhe Bushati kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, dhe Rama me qëndrimin e tij duket se ka nxjerrë favorit deputetin që ka pasur probleme të mëparshme me ligjin. Një mesazh për këtë spostim Bushati e ka pasur sot dhe në rrjetet sociale, ku thotë se kohëve të fundit padija është ende prezente në vendin tonë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat