fbpx

VIDEO/ Biden heq maskën për t’u kollitur në Nevada, pamjet bëhen virale

Veprimi i kandidatit për president të SHBA-ve, Joseph Biden, është bërë viral, pasi gjatë një tubimi në Nevada ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra për t’u kollitur – megjithatë ai ka mbajtur përpara dorën gjatë këtij momenti, shkruan Sky News.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse, madje vazhdimisht u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve që edhe ata ta bëjnë një gjë të tillë.

E videoja e Biden duke u kollitur gjatë fjalimit në Nevada, është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale. Megjithatë ai më pas sërish e vendosi maskën, por shumë e kanë kritikuar duke thënë se është kundër protokollit që maska duhet mbajtur edhe gjatë kollitjes për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.