VIDEO / Bie nga kati i nëntë, gruaja ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë

Një skenë e pazakontë është filmuar në një qyteti në Siberi të Rusisë, më saktësisht në Izluchinsk, ku një grua ka rënë nga tarraca e ballkonit të katit të 9-të dhe pasi që përplaset, ngritët në këmbë dhe vazhdon të ecë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Ngjarjen e ka filmuar një kalimtar rasti që mbeti i habitur me atë çfarë pa, kurse në video shihet gruaja që rrëzohet në borë dhe më pas ngritët dhe vazhdon ecjen.

Videoja është publikuar edhe në një televizion lokal, ku shihet qartë gruaja duke u rrëzuar në borë dhe pamjet tregohen nga kënde të ndryshme.

Por, pas disa sekondave ajo ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Detaje tjera të këtij rasti të pazakontë nuk janë zbuluar.