fbpx

VIDEO/ Bie suvaja dhe çahet muri në një pallat në Durrës, flasin qytetaët e trembur

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Pamjet që shihni vijnë nga lagja nr.18 e Durrësit, atje ku dëmet nga tërmeti ishin të mëdha. Në videon që ka ardhur në adresë të “BalkanWeb” shihet se si është katandisur pallati në rrugën Mujo Ulqinaku, ku muret janë dëmtuar dhe suvaja ka rënë.


Një prej banorëve shkruan se askush nuk ka shkuar që të verifikojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që po vijon me disa pasgoditje, ndërkohë që ata jetojnë me frikë.

“Ju lutem të bëhet verifikimi i godinës nëse është e banueshme apo jo. Të paktën të kalojnë ekspertet të marrin masat të largohen njerëzit nga banesat, pasi nuk ka ardhur askush deri më tani për verifikim. Minimalja që mund të bëhet për momentin. Shihni pamjet, të cilat janë të frikshme. Deri me tani askush nuk është paraqitur nga organet kompetente për vlerësim”, -shkruan banori i prekur nga tërmeti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303