VIDEO/ Biznesmeni miliarder publikon pamje nga kompania me sipërfaqe 60,000 metër katror

Themeluesi i kompanisë, ‘PrettyLittleThing’ ka ofruar një pamje brenda depove të shitjeve me pakicë  e cila ka një sipërfaqe prej 60,000 metër katror.

Umar Kamani, 31 vjeç, nga Manchester, i cili themeloi PrettyLittleThing me vëllain Adam në vitin 2012, ndau një video të punimeve të brendshme të markës Sheffield me madhësinë e 15 fushave të futbollit në llogarinë e tij në Instagram.

Klipi i shkurtër tregon se si sendet grumbullohen në rreshta ku duken raftet e pafundme dhe prodhimet që zhvendosen nga punonjësit, duke pritur të sistemohen, renditen, paketohen dhe dërgohen nga punonjësit.

Umeri, babai i të cilit është themelues dhe CEO i Boohoo, Mahmud Kamani, ndau klipin në rrjetin social duke lënë kështu ndjekësit të mahnitur me punën dhe pamjet.

Kjo kompani punëson mbi 1.000 njerëz në partneritet me Clipper Logistics.