fbpx

VIDEO/ Çfarë po ndodh?! Agjentët e antiterrorit vendosen në kufijtë shqiptarë

agjenteeeee-933x445.jpg

Rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që në terren të zbarkojnë edhe forcat e Antiterrorit. Burime nga policia thanë për televizionin Klan se masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbër për persona që konsiderohen me risk ose me prirje ekstremiste.

Në të njëjtën kohë mësohet se, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH por edhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e çdo informacioni për parandalimin e ndonjë ngjarje kriminale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periudhe në territorin shqiptar.

Pak ditë më parë, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe shefin e inteligjencës së kësaj ambasade me dyshimin se kishin lidhje me dy sulme terroriste që u parandaluan në vendin tonë. Dy iranianët që do të kryenin aktet u ndaluan në Mars të këtij viti pranë Kryegjyshatës Botërore pikërisht nga forcat e Antiterrorit.

Nga ana tjetër, policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive. /Tv Klan.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *