Video/ Ç’po ndodh në këtë rrugë? Makinat prej orësh të bllokuara

Fluksi madh automjetesh është krijuar në rrugën e Kombit. Radhët e gjatë janë krijuar që prej orëve të para të mëngjesit.

Radhët e gjata janë krijuar në dalje të doganës së Morinës, ndërkohë që fluks i dendur është shfaqur edhe në Urën e Drinit të Zi, pasi ajo nuk plotëson standradet e kalimit të automjeteve.

Problem gjithashtu janë edhe mjetet e taonazhit të të rëndë, të cilët bllokojnë qarkullimin.

Fluksi i automjeteve ka filluar që në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që 8 punonjës policie të qarkullimit rrugor, po punojnë që të drejtojnë trafikun e rënduar.

Shoferët, të cilët kanë qendruar për më shumë se dy orë në trafik, shprehen shumë të shqetësuar nga trafiku i dendur.

“Dy orë kemi qëndruar në autostradë dhe askush nuk po na lajmëron”- shprehet nja nga shoferët i cili po hyn në Shqipëri.