fbpx

VIDEO / Çudia në spitalet shqiptare, mjekja del nga operacioni për të ngrënë sufllaqe

mjeket-600x337.jpg

Një videoskandal ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një punonjëse e personelit të QSUT-së ka dalë nga salla e operacionit me doreza në duar për të marrë sufllaqe.

Mesa duket çudirat në spitalet e Rilindjes nuk paskan fund, ku ushqimi bëhet më i rëndësishëm se jeta e një pacienti apo kushtet higjienike.

Qytetari që ka dërguar videon, shkruan se i ka bërë përshtypje sjellja e mjekes, pasi spitali duhet të jetë një vend i pastër, steril.

Krah videos shkruhet se:

Përshëndetje JOQ. Sot në drekë rreth orës 13:30 te ‘Spitali Francez’, pjesë e QSUT më bëri përshtypje sjellja e një infermiereje a doktoreshe që doli nga salla e operacionit dhe mori sufllaqet që kishte porositur. Ndërkohë që ishte e veshur me doreza… Nuk e kuptoj se si ajo mund të hajë aty ku supozohet se duhet të jetë vendi më i pastër i gjithë spitalit…Sic mund ta shikoni, pasi merr sufllaqet ajo futet brenda sallës së operacionit dhe mbyll derën pas vetes. Faleminderit. joq

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303