Video/ Cunami përmbys skenën ku këndonte grupi muzikor

Një kamera amatore ka filmuar momentin kur dallga e cunamit godet skenën ku performonte një grup roku në Indonezi.

Pamjet tregojnë qartësisht momentin kur vala vë përpara skenën dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin të pranishëm në koncert.

Në video dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve që përpiqen të largohen për të shpëtuar nga dallgët.

Menaxheri dhe basisti i grupit të rokut raportohen të kenë humbur jetën, ndërsa 3 anëtarë të tjerë të bandës rezultojnë të zhdukur.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare së Fatkeqësive të Indonezisë tha se numri i të vdekurve pritet të rritet, sepse kërkimet po vazhdojnë.

“Tsunami nuk u shkaktua nga një tërmet”, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho i cili shtoi se “ajo që është e mundur ta ketë shkaktuar është rrëshqitja nënujore për shkak të shpërthimit të malit Anak Krakatau. Në të njëjtën kohë ka pasur valë të lartë për shkak të hënës së plotë. Pra, ka pasur një kombinim të fenomeneve natyrore”.

Banorët dhe autoritetet u kapën në befasi nga cunami i papritur./real-news.tv/

 

Lër një koment