VIDEO/Dafina Zeqiri i këndon ndarjes dy ditë para festës së të dashuruarve

20200212_195526-863x1024.jpg

Dy ditë para Shën Valentinit, Dafina Zeqiri ka vendosur të sjellë një këngë të re mjaft të këndshme!

Kënga mban titullin “Merri krejt” dhe flet për një çift që i ka dhënë fund lidhjes.

Në tekst, Dafina thotë se çifti që është ndarë ka pasur plane për të qenë përgjithmonë bashkë, megjithatë premtimin nuk e kanë mbajtur.

Tekstin dhe melodinë e këngës, artistja e ka huazuar nga projekti “Rrugaqo” i reperit Elinel, që u publikua verën e kaluar.

Në klipin e “Merri krejt”, Dafina si gjithmonë shfaqet e veshur plot stil, e gjitha me të zeza dhe flokët e kapur bisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303