Video/Dalin pamjet 3D, ja si u vra gjenerali iranian

Vrasja e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, nga ushtria amerikane me urdhër të Presidentit të SHBA Donald Trump, ka zënë faqet dhe kronikat e para të medieve.

Gjenerali u vra nga forcat amerikane në Irak, ndërsa Presidenti Amerikan e ka komentuar shkurt, duke pranuar operacionin dhe shtuar se duhej bërë më herët.

Një video në Facebook e publikuar nga Al Jazeera Balkans, tregohet si është vrarë gjenerali iranian Qasem Soleimani. Në video tregohet se kanë qenë dy vetura, që të dyja të bombarduara nga një dron amerikan, ku mbetën të vdekur 11 persona.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani.

Kako je ubijen general Soleimani?

Rekonstrukcija napada na konvoj čelnika elitnih jedinica Quds, koji je ubijen u blizini Bagdada.

Geplaatst door Al Jazeera Balkans op Dinsdag 7 januari 2020