VIDEO / Dasma kthehet në tragjedi, qëllohet me plumb në kokë 22-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi ku një 22-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë gjatë një dasme.

Kërcimtarja  e identifikuar me emrin Hina, së bashku me kolegen e saj ishin pjesëmarrëse në një dasmë, teksa vallëzonin para të ftuarve.

Por ndërsa ato kanë ndaluar kërcimin për pak minuta, një prej dasmorëve e ka qëlluar me armë, duke shkaktuar panik e frikë.

Sipas ,mediave lokale, vajza ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka arrestuar dy persona si autor të kësaj ngjarjeje, pas këqyrjes së pamjeve filmime të cilat u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale.