VIDEO/ David Beckham flet 9 gjuhë të ndryshme

David Beckham ish-futbollisti i njohur, ka lançuar së fundmi një fushatë globale për të ndaluar sëmundjen e malarias.

Qëllimi i fushatës është t’i tregojë të gjithëve se sa vdekjeprurëse kjo sëmundje është dhe se sa jetë njerëzish po merr me kalimin e kohës.

Në videon e publikuar, David duket në fillimin e saj duke thënë:

“Malaria nuk është një sëmundje e zakonshme. Është sëmundja më vdekjeprurëse që ekziston”.

Gjëja më interesante në këtë video është se ish-futbollisti flet 9 gjuhë të ndryshme.

Ai nis me anglisht, më pas spanjisht, kinyarwanda, arabisht, frengjisht, hindisht, gjuhën mandarin, kiswahili dhe yoruba.

David nuk ka mësuar asnjë nga këto gjuhë.

Fushata ka krijuar një version 3D të tij dhe zërat janë një bashkim i femrave dhe grave që vuajnë nga sëmundja e malarias, apo personat që ia kanë dalë të shpëtojnë, si dhe doktorët që kanë ndihmuar në shpëtimin e tyre. /real-news.tv