fbpx

Video/ Dëbora deri në 70 cm izolon kanadezët, vjen në ndihmë ushtria

Screenshot_26.png

Moti me dëborë ka përfshirë Kanadanë ku janë shënuar sasi rekord dëbore.

Provincat e Newfoundland dhe Labrador janë më të prekurat.

Niveli ka shkuar në 70 cm vetëm në një ditë reshje.

Për të hapur rrugët e bllokuara dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve është angazhuar edhe ushtria.

Personeli Ushtarak kanadez i ka ardhur në ndihmë banorëve për pastrimin e borës.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Harjit Sajjan, tha se 450 trupa kanë qenë duke ndihmuar banorët dhe se ata nuk do të largohen nga terreni.

St John, provincë e Newfoundland,  është në gjendje të jashtëzakonshme për ditën e pestë me radhë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303