Video/ Dëshmitari rrëfen grabitjen

Një i afërm i çiftit Mustafai që u sulmua me thikë në Memaliaj ka rrëfyer çastet e grabitjes nga dy persona të maskuar.

I afërmi tregon se kanë qenë dy persona, ku  njëri prej tyre qëndroi në makinë dhe tjetri hyri në dyqan.

“Ishin dy grabitës, njëri qëndroi në makinë, tjetri u fut në dyqan, i mori çantën dhe u largua. Më pas nuk dimë gjë. I kanë qëlluar të dy me qytën e pistoletës”, tha i afërmi.

Ai tha se kanë qenë banorët që njoftuan ambulancën, e cila dërgoi çiftin në spital. Çifti i kanë marrë goditje në kokë dhe gjendja shëndetësore e të moshuarve është normalizuar./real-news.tv/