Video/ Dibër, ther lopën në mes të borës

Reshjet e dëborës që kanë pushtuar vendin nga veriu në jug përgjatë ditëve të fundit kanë prodhuar situata nga më absurdet.

Një banor nga fshati Çidhnës së Njësisë Administrative Arras në pamundësi për ta dërguar lopën në thertoret e qytetit e ka therë atë në mes të rrugës.

E gjitha kjo ka ardhur për shkak të mungesës së transportit dhe rrugëve të bllokuara nga bora. Ndërsa mësohet se ai nuk ka pasur as bazë ushqimore dhe është detyruar ta therë në mes të borës, raporton BalkanWeb.

Gjithashtu, Dibrën përveç borës e kanë pushtuar edhe plehrat. Ndërsa mjetet e pastrimit nuk kanë mundur të kryejnë detyrën dhe mbeturinat janë përhapur në të gjithë lagjet e Peshkopisë/real-news.tv/