Video/ ‘Diçka po shkon keq, të dua mami…’. Panik në ajër, merr flakë motorri i avionit

panik.png

Qindra pasagjerë kanë përjetuar moment paniku në ajër, dhe kanë nisur të lënë amanetet e tyre, kur motori i një avioni që po fluturonte mbi Kanadanë perëndimore shpërtheu në flakë.

Mësohet se në bord u ndje fillimisht një erë e keqe, dhe më pas u pa flakë dhe tym që kishte mbushur dhe kabinën.

Pasagjerët filluan të bërtasin me terror dhe u dërguan mesazhe të dashurve që mendonin se avioni drejt Edmontonit mund të rrëzohej.

Piloti i avionit Swoop njoftoi se do të duhej të bëhej një ulje urgjente dhe avioni u kthye në aeroportin e Abbotsford.

Pasagjerja Donna Lee Rayner postoi në Facebook gjatë kohës së panikut: “Hipa në aeroplan gjithçka është mirë. Vetëm pak pasi ishim ngritur në ajër pamë tymin në kabinë dhe ndjemë erën e djegies. Unë jam çuditërisht e qetë, por ende kurioze. Filloni mesazhet e mia të lamtumirës në rast se telefoni im rikuperohet pasi të rrëzohemi”.

Një prej pasagjerëve ndërkohë i shkroi mesazhin e lamtumirës nënës së tij.

”Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘Diçka po shkon keq me aeroplanin. Të dua.”

Fatmirësisht moment i vështirë kaloi dhe pasagjerët zbritën në aeroport pa pasoja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303